Site icon Telegrafi

Real-Ajax: Formacionet e mundshme, Nacho në qendër të mbrojtjes

Ajaxi do të jetë mysafir i Real Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kanë epërsinë 2-1 nga ndeshja e parë, një rezultat që i jep përparësi, por jo edhe siguri në Santiago Bernabeu.

Holandezët ishin mjaft të mirë në ndeshjen e parë, arritën të bëjnë një lojë të bukur dhe me shumë raste shënimi, tani që nuk kanë asgjë për të humbur pritet të sulmojnë me gjithë forcat për të fundit herë.

Reali vjen nga humbja 0-1 nga Barcelona në La Liga dhe ajo eliminuese 0-3 në Camp Nou në kuadër të Kupës së Mbretit, ndërsa në anën tjetër Ajaxi vjen nga një formë e mirë prej tre fitoresh radhazi.

Në total dy skuadrat janë takuar 13 herë gjatë historisë, 13 fitore për Los Blancos, një barazim dhe katër fitore për holandezët.

Për skuadrën e Santiago Solarit do të mungojë kapiteni Sergio Ramos për shkak të kartonëve, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Reguilon, Varane, Nacho, Carvajal; Casemiro, Kroos, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius.

Ajax (4-3-3): Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schone; Neres, Tadic, Ziyech. /Telegrafi/

Exit mobile version