Telegrafi

Real 0-3 CSKA: Notat e lojtarëve, dështon mbrojta e Los Blancos

Dëshpërimi te Marcelo pas një goli të CSKA (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi humbi ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moskës me rezultat 0-3.

Përkundër kësaj Los Blancos kaluan në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në Grupi n G.

Golat për mysafirët i shënuan Fedor Chalov (37), Georgi Schennikov (43′) dhe Amor Sigurdsson (73′).

Vinicius Junior gjatë një aksioni të ndeshjes Real-CSKA (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Më i miri për CSKA Moskën ishte Nikola Vlasic, i cili përveç paraqitjes së mirë arriti të dhurojë edhe një asistim.

Te Reali më i miri ishte Marco Asensio, por edhe Vinicius Junior e Federico Valverde.

Ata që dëshpëruan më shumë ishin mbrojtësit, në përjashtim të Jesus Vallejos, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Real Madrid:

CSKA Moska:

/Telegrafi/