Telegrafi

Reaksion alergjik nga ngjyra me të cilën e ka lyer mjekrën, ngjanë si personazhi nga filmi i animuar (Foto)

Simon Oguz nga Vaxjo i Suedisë, i cili e ka lyer mjekrën me ngjyrë speciale, i është ënjtur fytyra nga reaksioni alergjik dhe po ngjanë me Quagmire nga ‘Family Guy’.

Pasi aplikoi masën për ta pasur një mjekër sa më të dendur, 20-vjeçari ishte mjaft i kënaqur, por pas dy ditësh, gjërat morën kah negativ, transmeton Telegrafi.

“Kur u zgjova në mëngjes dhe po e shikoja vetën në pasqyrë, fytyra më dukej me e madhe. Me kalimin e ditës, vetëm sa më zgjerohej” ka thënë ai.

Ndryshimi si pasojë e reaksionit alergjik

Nga frika se mund të ketë ndonjë komplikim, ai e ka vizituar mjekun, prej nga e kanë lëshuar me një terapi të lehtë, pasi është një reaksion i lehtë alergjik që largohet vet me kohë.

Personazhi Quagmire, me të cilin po e krahasojnë

“Shokët po më ngacmojnë, se jam bërë i njëjtë me personazhin nga filmi i animuar” ka shtuar ai, duke thënë se vetja i duket sikur të jetë hamster. /Telegrafi/