Site icon Telegrafi

Reagon kabineti i Ivanovit: I hedhim poshtë të gjitha gënjeshtrat e thëna për përfshirjen e Sinisha Alleksoskit

Dhënia e dëshmisë së rrejshme është vepër penale, thonë nga Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov.

“Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë i hedh poshtë gënjeshtrat e thëna, ngjarje të shpikura dhe komunikimin e paqenë për përfshirjen e këshilltarit Sinisha Aleksoski në rastin e 27 prillit”, thonë nga Kabineti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një i akuzuar për 27 prillin shpjegoi në seancë se është përcjellë PSP-ja dhe se është planifikuar sulm ndaj KShZ-së, kurse një këshilltar i Ivanovit ka thënë se do të ketë arrestime. Ai tha se shefi i shtetit do të shpall gjendje lufte, por kjo nuk ndodhi. Në të kundërtën, Ivanovi bëri thirrje për qetësi./Telegrafi/

Exit mobile version