Zyra e Presidentit ka reaguar sot pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i vendit nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit për takim.
Nga Zyra e Presidencës theksuan se kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.
Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00.
“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/