Site icon Telegrafi

Reagon Vlora Çitaku: Serbia ma vodhi certifikatën e lindjes, Daçiq dështoi të më frikësoj

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur një debat të ashpër me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Çitaku ka reaguar pas publikimit të certifikatës së lindjes së saj gjatë kësaj mbledhje, nga Daçiq.

Ajo e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.

“Serbia vodhi regjistrin tonë civil, regjistrimet kadastrale, artefakte dhe shumë më tepër. Një nga ato mijëra sene u shfaq dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Ministri i Serbisë, certifikata ime e lindjes.

Sigurisht që ai donte të më frikësonte, por dështoi në mënyrë të mjerë. Kosova është këtu për të qëndruar”, ka shkruar Çitaku në Tiwtter. /Telegrafi/

Exit mobile version