Tea Zhuli, ish-konkurente e Big Brother Albania 8, e njohur dhe pëlqyer kryesisht për romancën e krijuar brenda dhe më pas jashtë shtëpisë me Veselin, ka folur për herë të parë publikisht që pas ndarjes së çiftit.
Ndërsa Veseli e ka rrëfyer versionin e tij pak kohë më parë, Tea nuk foli kurrë publikisht deri më sot.
Vajzës nga Korça siç duket i ka ardhur në majë të hundës nga fjalët që ka dëgjuar lart e poshtë për arsyet e ndarjes me Veselin dhe vendosi të thyejë heshtjen duke thënë versionin e saj të historisë.
Tea ka konfirmuar fjalët e Veselit, pra që nuk bëhet fjalë për tradhëti, dhe ka kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve të saj që të mos komentojnë më rreth kësaj situate./Telegrafi/