Telegrafi

Reagon Sindikata e Policisë: E papranueshme që pas 19 vjetësh ende punonjësit policor të mos kenë sigurim jetësor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj, duke thënë polici u vra në detyrë duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve, me përkushtimin dhe ndershmërinë më të lartë, duke flijuar edhe jetën e tij, ndërkaq është zyrtari i njëzet që ra në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

SPK thekson se rasti i tragjik në Istog, me ç’rast në krye të detyrës u vra zyrtari policor Izet Demaj ka tronditur dhe shqetësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sipas Sindikatës është e pajustifikueshme, që edhe pas 19 vitesh prej themelimit të Policisë së Kosovës të mos ketë sigurim shëndetësor, aksidental dhe jetësor për punonjësit e Policisë së Kosovës.

“Këtë dhimbje dhe shqetësim jemi duke e nda me familjarët, me gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë. Izet Demaj është zyrtari i njëzet që ra në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës. Izeti u vra në detyrë duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve, me përkushtimin dhe ndershmërinë më të lartë, duke flijuar edhe jetën e tij”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes reagimit për media thekson se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës.

Lexo po ashtu Drejtori i Policisë: Polici Demaj kreu punën me heroizëm, mund të kishte viktima më shumë

“Tashmë u bë kohë shumë e gjatë që jemi duke kërkuar sigurimin shëndetësor dhe aksidental për punonjësit e Policisë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, mjerisht, akoma nuk po hasim në mirëkuptim te institucionet kompetente që të gjejnë zgjidhje dhe t’i japin epilog pozitiv kësaj çështje. Theksojmë se të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës janë të vetëdijshëm për sfidat, sakrificën dhe rreziqet që bartë ushtrimi i këtij misioni fisnik, por është tepruar me vonesën, që për ne është e pa justifikueshme, që edhe pas 19 vitesh prej themelimit të Policisë së Kosovës të mos kemi sigurimin shëndetësor, aksidental dhe jetësor për punonjësit e Policisë së Kosovës. Të gjitha rastet deri më tash, sikur edhe rasti i mbrëmshëm tragjik janë dëshmi e fuqishme se urgjentisht, pa humbur kohë institucionet e vendit të zgjidhin këtë çështje kruciale, jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës. /Telegrafi/