Telegrafi

Reagon Shpejtim Gashi: CIG asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar takim mes Albin Kurtit dhe ndonjë zyrtari të Beogradit

Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj akuzoi se kryeministri Albin Kurti ka pasur një takim privat në Berlin me Gjuriqin dhe se këtë takim e kishte ndërmjetësuar organizata CIG, e drejtuar nga Shpejtim Gashi.

Shpejtim Gashi ka reaguar dhe me një përgjigje drejtuar emisionit “Debat Plus” shkruan:

“CIG asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar takim mes Albin Kurtit dhe ndonjë zyrtari të Beogradit. Takimi në Berlin ka pasur karakter ndërkombëtar dhe nuk është organizuar nga CIG por nga një organizatë tjetër ndërkombëtare. Albin Kurti ka qenë vetëm njëri nga rreth 30 pjesëmarrësit në takim”.

Deputeti i Vetëvendosjes i pranishëm në studio, Artan Abrashi, ka thënë se pas kësaj përgjigje të përsonit të apostrofuar është mirë që këta të bëjnë padi ndaj zotit Demaliaj për akuzat.

“Të bëjnë padi palët e implikuara ndaj kolegut [Demaliajt] për akuzat sepse zoti Kurti nuk besoj se merret me këtë rast pasi e kupton rolin e opozitarit”, shtoi Abrashi./Telegrafi/