Ronaldinho ka reaguar para ndeshjes që Real Madridi dhe Barcelona do ta zhvillojnë në kuadër të javës 26-të në La Liga.
Los Blancos do të jenë nikoqir të Blaugranasëve në derbin që fillon nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.
Pak orë para se të fillojë El Clasico i 180-të, legjenda brazilian ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“15 vite më vonë, unë nuk do të luajë në Santiago Bernabeu, por shpresoj që numri dhjetë (Lionel Messi) të shënojë përsëri sot”, ka shkruar Ronaldinho.
Braziliani ishte lojtari i parë në histori të përballjes mes dy skuadrave që duartrokitet nga tifozët e Real Madridit për spektaklin e dhuruar në fitoren 3-0.
Të dy skuadrat do t’i kenë disa mungesa, mirëpo është një takim që padyshim se nuk duhet humbur. /Telegrafi/
15 anos depois, não estarei jogando no Santiago Bernabéu, mas espero que o camisa 10 marque de novo hoje 😎 🤙🏾 https://t.co/bqIH2KHWab pic.twitter.com/T0Cobqzogv
— Ronaldinho (@10Ronaldinho) March 1, 2020