Site icon Telegrafi

Reagon Robin Krasniqi pas triumfit historik: Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës – ne jemi kampion bote

Foto: Haxhi Robin Krasniqi/Facebook

Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar pas shpalljes kampion bote në kategoritë IBO dhe WBA.

Boksieri bëhet shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.

“Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës. Ne JEMI SOT kampion BOTE”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version