Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka sqaruar ballafaqimin me pjesëtarin e policisë në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Selimi ka thënë se në asnjë moment nuk i ka thënë policit “të prej, a more vesh, t’prej”, por i ka thënë “mos m’prek”.
“Absolutisht nuk është e vërtetë që i kam thënë policit ashtu. Polici gjatë prekjes e ka tejkaluar kufijtë e një bastisje profesionale dhe i kam thëne “mos m’prek”. Kam kërkuar po ashtu që të më kontrollojë ndonjë oficer tjetër i Policisë së Kosovës, kërkesë të cilën e ka respektuar përgjegjësi i njësisë. Fjalën “të prej” e paska shpikur dikush me qellim e të liga”, ka thënë Selimi për Indeksonline.
Ai po ashtu ka sqaruar se asnjëherë nuk ka refuzuar të kontrollohet.
“Këtë e dëshmojnë të gjithë policët që me kanë kontrolluar në hyrje të Kuvendit. Sot kam reaguar se bastisje ka qenë jo profesionale dhe jo etike. Policia e Kosovës nuk duhet t’i fus duart aty ku i fut pushteti”, ka thënë në fund Selimi.