Telegrafi

Reagon reperi Bim Bimma: E harruat Astritin, tani po mundoheni të zgjidhni gjendjen e Sirisë

Reperi i njohur Bim Bimma është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, teksa publiku shqiptar ruan një simpati të veçantë për tekstet e tij.

Shpesh reperi preferon të publikojë fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e tij, mirëpo nuk janë të rralla as rastet, kur publikon ndonjë shkrim revoltues ndaj një ngjarjeje të caktuar.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një status, me anë të së cilit ka treguar nervozizmin e tij lidhur me postimet e shqiptarëve në rrjetet sociale, që shprehin keqardhjen për ngjarjet e fundit në Alepo të Sirisë.

Sipas Bim Bimmas problemet e tilla nuk mund të zgjidhen me postime të ndryshme në rrjetet sociale. Gjersa nuk ka lënë pa përmendur as rastin e fundit “Dehari” në Kosovë, për të cilin u shpreh: “E harruat Astritin, e po doni me zgjidh gjendjen e Sirisë”. /Telegrafi/