Telegrafi

Reagon Prishtina: Nuk i pranojmë shantazhet dhe kërcënimet

Më në fund ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Sigal Prishtinës në drejtim të gjithë atyre që kanë qenë kundër Drilon Hajrizit.

Basketbollisti mitrovicas iu bashkua Prishtinës nga Peja, ndërsa tifo grupi i Prishtinës, ‘Plisat’, kanë qenë kundër tij.

Në komunikatën e Prishtinës, shkruan se klubi nuk i pranon shantazhet dhe kërcënimet nga persona që nuk ia duan të mirën klubit. /Telegrafi/