Më në fund ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Sigal Prishtinës në drejtim të gjithë atyre që kanë qenë kundër Drilon Hajrizit.
Basketbollisti mitrovicas iu bashkua Prishtinës nga Peja, ndërsa tifo grupi i Prishtinës, ‘Plisat’, kanë qenë kundër tij.
Në komunikatën e Prishtinës, shkruan se klubi nuk i pranon shantazhet dhe kërcënimet nga persona që nuk ia duan të mirën klubit. /Telegrafi/