Site icon Telegrafi

Reagon PD: Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar për protestën e organizuar nga Sali Berisha para selisë së PD-së.

PD thotë se Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme, transmeton Telegrafi.

“Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojnë godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligj zbatuese”, thuhet në reagim.

PD tutje shton “i bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”.

Protesta e sotme është zhvilluar me tensione të shumta, derisa policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën. /Telegrafi/

Exit mobile version