Partia e Ashkalinjëve për Integrim vazhdon të jetë në bashkëqeverisje me LVV-në. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Resul Makreshi.
“Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vërtetë aspak, përndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqeverisje dhe jemi shumë stabil”, ka shkruar Makreshi.
Ky reagim i tij ka ardhur pasi që sot nënkryetari i këtij subjekti, Gani Elshani përmes një postimi në Facebook, shkroi se PAI ka prishur koalicionin me LVV-në. Elshani pas disa minutave ka fshirë pastaj postimin.
Postimi i plotë i Resul Makreshit pa ndërhyrje:
PAI DHE LVV, STABILE NË BASHKËQEVERISJE!
Të nderuar qytetarë,
Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vërtetë aspak, përndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqeverisje dhe jemi shumë stabil.
Ne vazhdojmë të qeverisim bashkë duke u angazhuar në të mirë të qytetarëve tanë. Bashkë me kryeministri z.Kurti, dhe kabinetin e tij qeveritar, jemi duke trajtuar problemet e komunitetit Ashkalinje në mënyrë shumë serioze e transparente.
Qeveria KURTI ll, stabile dhe e gatshme e me vullnet të plotë, të përmirësojë jetën e komunitetit Ashkalinjë.
Me respekt,
Resul Makreshi, zv.minister i MFPT-se. /Telegrafi/