Site icon Telegrafi

Reagon OVL e UÇK-së për Mustafën: Po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat do t’i kishit pa

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj dhënies së dënimit prej 26 vitesh për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Klinaku tha se po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat se çfarë do të bënte kjo organizatë Kosova do t’i kishte parë.

Klinaku po ashtu kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk merren me kundërshtimin e Gjykatës Speciale.

“Po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat i kishit pa. Por ne nuk mund të bëjmë kurrfarë hapash këtu, përderisa kjo e ka selinë e vet në Hagë. Kuvendi i Kosovës është dashur të merret me këtë çështje sepse është turp për neve që ish kryeministri siç është i Britanisë së Madhe, ish liderë botërorë merren dhe akuzojnë Gjykatën Speciale që është gjykatë politike e Kuvendi i Kosovës, politikanët tanë nuk merren fare me këtë çështje është absurde, dhe e dëmshme për vet popullin tonë”, ka reaguar Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte. /Telegrafi/

Exit mobile version