Site icon Telegrafi

Reagon OBRM-PDUKM-ja pas lajmit për rritjen e çmimit për ngrohjen qëndrore

Komisioni Rregullator Energjetik i Maqedonisë sot dha lajmin se çmimi i ngrohjes qëndrore, do të rritet për afro 15 përqind.

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM ka reaguar më një komunikatë për media duke e cilësuar vendimin si një vjedhje të rë nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

“Për shkak të paaftësisë dhe vjedhjes së Dimitar Kovaçevskit, populli do të paguajë mbi 300 denarë më shumë për ngrohje në muaj. Vendimi i sotëm i KRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes për gati 15% është rezultat i pamundësisë dhe vjedhjes së Kovaçevskit për të ofruar gaz më të lirë për nevojat e shtetit. Kjo rritje do të thotë rreth 4.000 denarë më shumë për ngrohje për banesën dydhomëshe, dhe mbi 6.000 denarë më shumë për familjet me tre dhoma apo më shumë. Populli po paguan për paaftësinë e Kovaçevskit, por edhe dëshirën e tij për krim përmes sektorit të energjisë. Prandaj ELEM do të jetë kompania që do të menaxhojë prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë termike, me në krye Vasko Kovaçevski, paaftësia e të cilit tashmë i kushton Maqedonisë mbi 250 milionë euro në vit, në emër të importit të energjisë elektrike të shtrenjtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia thonë se shtetet tjera edhe pse ndiejnë krizën, paguajnë çmime më të lira për gazin dhe derivatet në krahasim me Maqedoninë e Veriut.

“Dimitar Kovaçevski si kryeministër nuk arriti të sigurojë një burim të vetëm energjie me çmime normale, as rrymë, as gaz, as naftë, as qymyr. Jo vetëm Serbia, por edhe Hungaria, Austria, Gjermania, Italia dhe të gjitha vendet e tjera evropiane paguajnë për gaz më të lirë se Republika e Maqedonisë. Me LSDM-në dhe Dimitar Kovaçevskin, dimri do të jetë i gjatë dhe i vështirë, dhe populli do të paguajë për paaftësinë dhe krimin e tij”, përfundojnë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Maqedoni
Exit mobile version