Site icon Telegrafi

Reagon Nora pas akuzave se e imitoi Kimin (Foto)

Nora Istrefi u bë shënjestër e kritikave pas një performance në Tiranë për veshjen e saj. Edhe pse dukej fantastike, këngëtarja u akuzua se e kishte imituar të famshmen Kim Kardashian.

Mirëpo, ajo ka lëshuar një reagim në rrjetet sociale, ku pohon se përzgjedhja e saj ishte origjinale.

“Këto foto janë realizuar mbrëmë në Arena Club në Tirane në orën 2:00 pas mesnate. Sa erdha në shtëpi pashe ca portale që kishin shkruar për ngjashmërinë e veshjes sime me veshjen e Kim K, që edhe ajo kishte pasur një veshje të tillë po ashtu mbrëmë”.

“Athua vallë paskam parë ëndërr se çka do të veshë ajo dhe e realizova me shpejtësi. Më falni allahile për një ‘mekat të tillë’. Marre duhet me ju ardhur me këto shkrime të kota”.

Lexo po ashtu Kim guxon tepër! Kjo është veshja që zgjedh për të dalë në rrugë (Foto, +16)

“Në këtë krizë në vend se të ceket që mbrëmë ishte një koncert me një atmosferë, ku ishin të pranishëm 1.500 njerëz, në qendër të Tiranës, ju mezi pritni të kritikoni dhe ta nxirrni sa më keq një artiste shqiptare”, shkruan mes tjerash në postimin e Norës. /Telegrafi/

Exit mobile version