Pas publikimit të disa Exit polleve, ka reaguar Nisma Socialdemokrate.
Në një reagim në Facebook, kjo parti ka thënë se Exit pollet nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.
“Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla”, thuhet në reagim.
Më tej ka ftuar komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
“Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.