Telegrafi

Reagon Nisma: Kemi marrë 5.012 për qind të votave, do të ankohemi për votat nga Serbia

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

Nisma Socialdemokrate përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë mbi 42 mijë vota ose 5.012 për qind.

“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohe dhe atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”, thuhet në postimin e Nismës.

Lexo po ashtu Muja: Nisma përfundimisht është jashtë Kuvendit

Nisma i ka quajtur të papranueshme tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalë nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës.

“Nisma Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 06 tetorit 2019”, thonë ata.

Lexo po ashtu KQZ tregon se kur do t'i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

PZAP-ja ditë më parë ka hedhur poshtë kërkesën e kësaj partie , që votat e ardhura nga Serbia të anulohen.

Lexo po ashtu Njohësi i sistemeve zgjedhore, Blerim Vela: Nisma nuk kalon pragun për 50 vota

Pas numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pasi të marrim konfirmimet nga dy institucione: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka theksuar ai./Telegrafi/