Site icon Telegrafi

Reagon Ndoci: Nuk kam lidhje me trafikantin

Pas lajmit se Frederik Ndoci është duke u verifikuar nga prokuroria e Tiranës, ka ardhur reagimi i këngëtarit.

Këngëtari, numri, i të cilit rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët holandezë, për mapo ka thënë se këtë qështje po e ndëgjon nga mediat duke mos e mohuar se biseda telefonike mund të ketë ndodhur.

“Sa për bisedën, mund të ketë ndodhur pasi jam person publik dhe numrin tim e kanë marrë shumë persona dhe mbase do jem telefonuar nga personi që kërkon drejtësia holandeze,” tha Ndoci duke shtuar se personin e përfshirë në këtë rast nuk e njeh.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi prokurorët holandezë, që po hetonin për një shkodran, të quajtur Fatlum Kadija, i dyshuar për një vrasje dhe lidhje të forta me një bandë fierakësh, që merret me trafik droge, kanë pikasur një bisedë të Fatlumit me këngëtarin e njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version