Përmbaruesi i Nikola Gruevskit në Shkup, Koce Trajanovski nuk mund të pajtohet me faktin që i tërë Shkupi është çuar në këmbë, thonë nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Deklarata skandaloze e Koce Trajanovskit vetëm e shfaq frikën e OBRM-PDUKM dhe Nikola Gruevskit nga qytetarët. 10 vite qyteti i Shkupit është tërësisht i vendosur në funksion të nevojës së sëmurë për luks të Nikola Gruevskit. 10 vite Gruevski dhe OBRM-PDUKM e shkatërrojë Shkupin. Prandaj shkupjanët janë në rrugë kundër regjimit të Gruevskit. Kjo është dhimbja e Gruevskit dhe Trajanovskit.”, thuhet në reagimin e LSDM.
Ata po ashtu konsiderojnë se Trajanovski duhet të jep dorëheqje dhe të ballafaqohet me mllefin e qytetarëve për sundimin e tij vasal në dëm të qytetarëve të Shkupit.
Nga LSDM kanë reaguar edhe ndaj huamarrjes së fundit të qeverisë duke konsideruar se shitja e sotme e bonove shtetërore është joligjore dhe se nuk guxon të pranohet si borxh publik ligjor në barë të qytetarëve të R. së Maqedonisë.
Në kumtesën e dërguar mediave potencojnë se Ministria e Financave në ballë me ministrin e ri Kiril Minovski dhe me pajtim të guvernatorit Dimitar Bogov e zbatoi huamarrjen e sotme në tregun vendor, pa u përgjigjur se me nënshkrimin e kujt janë obliguar qytetarët.
Ata pyesin nëse edhe guvernatori edhe BPRM-ja janë pjesëmarrës në huamarrjen joligjore, sepse nuk janë përgjigjur në bazë të cilit nënshkrim e kanë kryer funksionin e agjentit të huamarrjes së re në tregun vendor./Telegrafi/