LSDM-ja, pas deklaratës së sotme të kryetarit Gjorge Ivanov, ku ai tha se pengesat për përcaktimin e mandatit ende nuk janë larguar, përmes kumtesës deri te mediat sërish i bën thirrje që t’ua japë mandatin për përbërje të qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘I bëjmë thirrje Ivanovit të mos zvarritet në tentim që të shpëtojë Gruevskin dhe udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia për krimet dhe keqpërdorime dhe menjëherë ta japë mandatin për përbërje të qeverisë së re reformiste të qytetarëve të Maqedonisë’, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së sotme të Ivanovit, njofton AIM. /Telegrafi/