Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën në Ankara të Turqisë.
Kurti ka shkruar në platformën “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.
“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
Ministri i Brendshëm turk ka bërë të ditur se dy terroristë kanë kryer sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar nga policia. /Telegrafi/
Saddened to hear about the terrorist attacks in Ankara, Türkiye, but relieved to learn that the intended damage was largely averted by Turkish institutions. Our thoughts are with the injured policemen, and we wish them a swift recovery.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023