Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reagur pas fitores së parë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Distria Krasniqi mposhti me ippon pas vetëm 37 sekondave xhudisten indoneziane Maryam March Maharani në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo tashmë është kualifikuar në çerekfinale, aty ku do të ketë punë me xhudisten izraelite, Binta Ndiaye.
Postimi i plotë i Kurtit:
Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut.
Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës.
/Telegrafi/