Site icon Telegrafi

Reagon Komuna e Gjakovës: Buka dhe kiflet janë për parashkollorët dhe konviktin “Sadik Stavileci”

Komuna e Gjakovës ka reaguar ndaj artikullit të publikuar sot me titull “Mimoza ‘kopjon’ Shpendin për kiflet”.

 

Sipas Komunës së Gjakovës, tenderi në fjalë është hapur si zakonisht për furnizimin e institucioneve parashkollore dhe konviktit “Sadik Stavileci” e jo për shkollat siç thuhet në artikull.

 

“Zyra për informim e komunës së Gjakovës mbetet e gatshme që të ofroj informata të vazhdueshme dhe të sakta për të gjitha mediat”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu: https://telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/mimoza-kopjon-shpendin-per-kiflet-dokument.html

Exit mobile version