Site icon Telegrafi

Hoti reagon për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit: Kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit

Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit, Nenad Rashiq.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, mbrëmë është raportuar se Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla. /Telegrafi/

Exit mobile version