FIFA i ka mohuar pretendimet se votat për çmimin e më të mirit te meshkujt i është dhënë gabimisht yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Kapiteni i Nikaragua, Juan Barrera kishte thënë se nuk ka votuar farë, përkundër publikimit të FIFA, që vota e tij kishte shkuar te Messi, që në fund e morit cmimin.
Kjo bëri që Tuttosport të raportojë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo – është fitues dhe se çmimi i ishte grabitur.
Sidoqoftë, një zëdhënës i organit drejtues të FIFA i mohoi akuzat në një intervistë për ESPN.
“Ne kemi kontrolluar dokumentet e votimit të paraqitura nga FA i Nikaraguan dhe të gjitha dokumentet janë nënshkruar dhe konfirmuar me vulën zyrtare të FA të Nikaraguanit”.
“Duke i krahasuar me fletët e votimit të paraqitura nga federata dhe ato që kemi botuar në FIFA.com, konfirmojmë që kemi votat e duhura të nënshkruara nga lojtari. Ne kërkojmë nga ju të pyesni te Federatat e Futbollit të Nikaraguanit për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ai shtoi se votat e Egjiptit për Mohamed Salah nuk u morën në konsideratë sepse nënshkrimet e tyre “ishin me shkronja të mëdha dhe nuk ishin të vlefshme [jo autentike]”, ndërsa “forma e votimit gjithashtu nuk u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm [i federatës] që është e detyrueshme”.
Federata e Egjiptit e Futbollit gjithashtu “mori dy vërejtje për t’i paraqitur format e votimit të nënshkruara siç duhet me 19 gusht”, thuhet në reagimin e FIFA-s. /Telegrafi/