Telegrafi

Reagon edhe Mërgim Vojvoda: Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet, sot dhe përgjithmonë me Kosovën

Mërgim Vojvoda ka reaguar pas komenteve të shumtave dhe kritikave drejtuar lojtarëve dhe ekipit Përfaqësues të Kosovës pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri tek tifozët, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.

Lexo po ashtu Reagon edhe Valon Berisha: Pa ju, nuk jemi asgjë – lërini komentet negative dhe qëndroni me ne

I fundit që ka reaguar pas këtyre kritikave është mbrojtësi, Vojvoda, i cili ka bërë thirrje të jenë të bashkuar për sukseset e Kosovës.

“Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar, por është futbolli”.

Lexo po ashtu Florent Hadergjonaj: Do të rikthehemi më të fortë, Kosova jonë e shenjtë

“E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë”.

“Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën”, ka shkruar Vojvoda. /Telegrafi/