Mërgim Vojvoda ka reaguar pas komenteve të shumtave dhe kritikave drejtuar lojtarëve dhe ekipit Përfaqësues të Kosovës pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.
Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.
Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri tek tifozët, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.
I fundit që ka reaguar pas këtyre kritikave është mbrojtësi, Vojvoda, i cili ka bërë thirrje të jenë të bashkuar për sukseset e Kosovës.
“Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar, por është futbolli”.
“E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë”.
“Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën”, ka shkruar Vojvoda. /Telegrafi/