Të gjithnjë thuajse janë terrorizuar nga rasti i fundit në Drenas, ku një gjashtëmbëdhjetëvjeçare u abuzua seksualisht nga arsimtari i saj dhe polici, teksa u detyrua të kryejë edhe një abort ilegal.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar emra të shumtë nga politika, sporti e estrada.
Disa prej tyre madje u panë të pranishëm edhe në protestat e fundit të organizuara në Prishtinë dhe Drenas.
Shumë prej njerëzve e kanë komentuar këtë ngjarje si një fenomen që ndodh vazhdimisht, por rastet e tilla shpesh mbesin të izoluara.
E një nga këto rastet ka vendosur ta tregojë edhe aktori i njohur i teatrit, Kushtrim Sheremeti, i cili në një postim të fundit të bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar për disa nga ngacmimet seksuale që profesori i tij ua bënte vajzave kur ai ishte në shkollë të mesme.
Ky është statusi i tij i plotë:
E mbaj ne mend mire, gjate shkollës se mesme te paktën dy profesor i paten abuzuar dy shoqe!
Madje njeri prej tyre kishte tentu edhe me e perdhunu njeren ndersa ai tjetri na e nxike jeten neve qe e kishim shoqe tjetren, sa nje here me pat than “kujdes ka po i shtin durte” ne mes te ores vetem pse isha ulur ne te njejten banke me te !!!
E kishim te pamundur me e lajmeru ne polici profesorin qe kishte tentuar perdhunimin sepse ishin policia serbe ne ate kohe k’sajde dhe nese e qonim punen deri aty e rrezikonim edhe shoqen!
E paten largu prej punes (pas shume kercenimeve qe i kishim bo me nje grup te shokeve ne drejtori se kemi me e bo te madhe shume ate pune) e tjetrin jo sepse nuk na nxejshin bese disa arsimtar e prinderit pasi mendonin se ne si te ri jemi “qu peshe”… “Majmuna” qe e shfytezojne autoritetin ka pase edhe atehere edhe sot, por keta te rinjte e sotem jane me fat qe po i shperfaqin ata… kisha pas qejf ne ate kohe me i pas mundesite e tyre sot!
Prandaj, sa here e verejne ndonje “majmun” te tille, po shpresoj se nuk do te heshtin edhe do te jene te guximshem! /Telegrafi/