Bleona Qereti ka reaguar ndaj atyre që e kritikuan rreth ngrirjes së qelizave vezë.
Ditë më parë, këngëtarja publikoi një video, ku tregonte për metodën që u mundësonte femrave që t’i ngrijnë qelizat e tyre vezë, në rast se e kanë prioritet karrierën ose nëse akoma nuk e kanë gjetur dashurinë e jetës së tyre.
Mirëpo, ajo ka marrë kritika nga më të ndryshmet dhe madje është ofenduar për këtë veprim. Gjë që e ka nxitur edhe reagimin e saj për të sqaruar edhe një herë pse e ka bërë këtë.
“Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë…”.
“Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment”.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa krijimi i një fëmije! Është gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua.
“Turp nuk është të ngrish vezët – turp është të bësh fëmijë me një njeri që nuk e do, vetëm e vetëm që të ngelësh shtatzënë! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë jo”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Postimi i plotë i Bleonës:
Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë… Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi I nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.
/Telegrafi/