Telegrafi

Reagon Asociacioni i Klubeve rreth krijimit të Superligës Evropiane – futbolli në ‘ujëra të trazuar’

Ka ardhur më në fund reagimi i Asociacionit të Klubeve Evropiane në lidhje me krijimin e Superligës.

Tashmë 12 klube kanë dalë publikisht si themeluese të garës më të re në futboll, që do ju gjenerojë të ardhura të majme.

Në një deklaratë, ECA tha se kundërshton me forcë propozimin dhe e bëri të qartë dëshirën e grupit për të vazhduar punën me UEFA në një Ligë të Kampionëve me pamje të re.

Aty thuhej: “Nën dritën e raportimeve të sotme mbi temën e një të ashtuquajtur ligë shkëputjeje, ECA si organi që përfaqëson 246 klube kryesore në të gjithë Evropën, përsërit angazhimin e tij të deklaruar për të punuar në zhvillimin e modelit të garave të klubeve UEFA (UCC) me UEFA për cikli që fillon në vitin 2024 dhe se një ‘model i mbyllur i superligës’ të cilit i referohen artikujt e mediave do të kundërshtohej fuqimisht nga ECA”.

Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë presidenti dhe nënkryetarët e Superligës Evropiane - tregojnë se si do të ndryshojë futbolli

“ECA do t’i referohet pozicionit të miratuar nga Bordi i tij Ekzekutiv në takimin e tij të premten e kaluar 16 prill, domethënë se ai mbështet një angazhim për të punuar me UEFA-n në një strukturë të rinovuar për Futbollin e Klubit Evropian si një e tërësi pas-2024”.

“Me mbështetjen e ECA, Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kërkohet të miratojë këto angazhime në mbledhjen e tij në 19 prill së bashku me përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis ECA dhe UEFA”.

Lexo po ashtu Lëshohet njoftimi i parë nga Superliga Evropiane – mësohen planet e tyre për formatin që pritet ta ‘pushtojë’ futbollin

“Bordi Ekzekutiv i ECA do të mblidhet gjatë ditëve në vijim për të marrë vendime të përshtatshme në dritën e çdo zhvillimi të mëtejshëm”, thuhet më tej në njoftim.

ECA mund të marrë vendim që t’i përjashtojë të 12 klubet, në rast se këto të fundit nuk tërhiqen nga ideja e Superligës Evropiane. /Telegrafi/