Site icon Telegrafi

Reagon Armand Duka pas dënimit të Mirlind Dakut: Nuk duhet të lejohen urrejtje të tilla raciste

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armando Duka ka reaguar pas dënimit që UEFA ia shqiptoi me dy ndeshje moslojë futbollistit Mirlind Daku.

Daku u dënua nga UEFA për shkak të thirrjeve të tij ndaj serbëve dhe maqedonëve, gjest ky që i kushtoi me dy ndeshje moslojë.

Në lidhje me këtë tani ka reaguar i pari i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se futbolli është një lojë që i bashkon njerëzit dhe nuk duhet të tolerohen gjeste të tilla nga askush.

“Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera”.

“Kushdo qofshin ata, shqiptarë, serbë, ne nuk i pranojmë që të përdorin lojën tonë për interesa tjera apo për të shfryer emocionet që nuk i takojnë futbollit”, ka thënë fillimisht Duka.

“Futbolli është shumë i bukur, futbolli është emocional, futbolli ka mision t’i bashkojë njerëzit, të krijosh sa më shumë miq dhe jo armiq”.

“Vërtetë një rezultat e fiton ose e humb, por në fund futbolli ka fituar dhe ti duhet të fitosh më shumë miq dhe njerëz”.

“Asnjë nga këto thirrje apo urrejtje raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version