Ambasada e Kosovës në Francë, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të katedrales Notre Dame në Paris.
Në një postim në Twitter, ambasada e Kosovës shkruar se është dramë dhe mëkat që ndjekin me aq shumë solidaritet dhe dhembshuri për francezët dhe besimtarët e të gjithë botës.
“Në tronditjen dhe trishtimin e zjarrit të tmerrshëm në katedralen@notredameparis. Dramë dhe mëkat që ndjekim me aq shumë solidaritet dhe dhembshuri për francezët dhe besimtarët e të gjithë botës. Një trashëgimi botërore për të cilën jemi të lidhur të gjithë” shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.
Ndryshe rreth kësaj ngjarje kanë reaguar edhe liderët kosovarë si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët kanë quajtur ngjarje të dhimbshme përfshirjen nga zjarri të katedrales Notre Dame./Telegrafi/
Po ashtu edhe liderët botërorë si presidenti amerikan Donald Trump, dhe kancelarja Angela Merkel, kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.