Ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në lidhje me arrestimin e Afrim Toverlanit.
Ahmeti thotë se nuk ka pasur ballafaqim fizik me Toverlanin pasi nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ardhur ky i fundit.
“Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik”.
Megjithatë Ahmeti nuk e ka konsideruar veprim të mirë të Toveralinit shkuarjen në shtëpi të tij kur ai nuk ka qenë prezentë në të.
Sipas Ahmetit, Tovërlani vetë e ka thirrur Policinë, e cila më pas e ka arrestuar.
“Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen”.
“Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, ka shkruar Ahmeti.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 17:50, Afrim Tovërlani kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit i është konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit Tovërlani është dërguar në mbajtje./Telegrafi/