Deputetja e Vetëvendosjes, Alublena Haxhiu ka thënë se shpallja “non-grata” e kriminelëve serbë është amnistim i gjenocidit që ata kanë bërë.
“Këta kriminelët e luftës që enden lirshëm gjithandej, shteti i Kosovës do të duhej t’i arrestonte dhe dënonte për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Shpallja persona non grata është amnistim për gjenocidin e bërë”, ka shkruar në Facebook, Haxhiu./Telegrafi/