Amir Abrashi ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga “Euro 2016”.
Mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi, ka thënë se është krenar që e ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionat Evropian.
Sipas tij, kuqezinjtë dhanë gjithçka nga vetja, por nuk mjaftoi për kualifikim tutje.
“Dhamë gjithçka nga vetja, por nuk mjaftoi të kalojmë tutje. Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në Kampionatin Evropian. Faleminderit shqiptarë”, ka shkruar futbollisti i Freiburgut.