Telegrafi

Reagojnë tifozët e Real Madridit teksa Vinicius lëshon aludimin për transferimin e Mbappes në Bernabeu

Pëlqimi i fundit i anësorit të Real Madridit, Vinicius Junior në Instagram la një aluzion të madh se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mund të transferohet në Santiago Bernabeu, duke i çuar në furi tifozët e Los Blancos.

Një postim në faqen e “Sneaker Shopping” të medias amerikane Complex, shfaqi brazilianin dhe francezin së bashku, me mbishkrimin:

“Kylian Mbappe do t’i bashkohet Vini Jr. në Real Madrid”, duke iu referuar raportimeve të fundit se francezi është pranë një transferimi në La Liga.

Lexo po ashtu Zbulohet bonusi i majmë që do ta fitojë Mbappe në rast se nënshkruan me Real Madridin

Vinicius e pëlqeu postimin në Instagram, duke krijuar një valë spekulimesh dhe emocionesh mes tifozëve të Realit për transferimin e afërt të raportuar të Mbappes në klub.

Një fans citoi thënien e famshme të gazetarit italian Fabrizio Romano: “Mbappe te Real Madridi, ja ku po shkojmë”.

Një tjetër shtoi: “Është pothuajse koha”.

Lexo po ashtu Vinicius shton edhe më shumë zërat për kalimin e Mbappes tek Real Madridi me gjestin që bëri

Tifozët e tjerë e quajtën atë një “kthim në shtëpi”, pasi Mbappe u rrit duke idolizuar ikonën e klubit Cristiano Ronaldo dhe pritej të plotësonte boshllëkun që ai la në klub kur u largua në drejtim të Juventusit.

Pas gati tri vitesh, saga e transferimit të Mbappes më në fund mund të arrijë përfundimin e saj. Thuhet se francezi ka të ngjarë të bëjë një transferim në kryeqytetin spanjoll këtë verë. /Telegrafi/