Telegrafi

Reagojnë deputetët e AAK-së për uljen e shtesave për pensionistët

Foto: Arkiv

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar sot pas vendimit të Qeverisë Kurti që të që ta largojë shtesën prej 30 euro që i ishte dhënë pensionistëve për tre muaj, ndërsa pensionin bazë ta rrisë për 10 euro.   

Sot deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar, me mbishkrimin “Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”.

Lexo po ashtu Qeveria miraton pakon prej rreth 20 milionë eurosh për mbështetje të gastronomisë, punonjësve shëndetësorë, policisë e skemave sociale

Të njëjtin postim e ka shpërndarë ish deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj.

Lidhur me këtë ka reaguar mbrëmë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo po ashtu Haradinaj thotë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve

Haradinaj ka thënë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve. /Telegrafi/