Site icon Telegrafi

Reagoi ndaj sulmit seksual, adoleshentja e pëson keq – përveçse me grusht, ajo goditet edhe me shishe qelqi në kokë (Foto,+18)

Sophie Johansson, Malmo, attack victim Taken from Facebook without permission

Një adoleshente në një klub nate në Suedi ka folur për plagët e tmerrshme që ajo pësoi pasi u sulmua kur reagoi ndaj sulmeve seksuale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sophie Johansson, e cila tha se ajo ndjeu duart e një burri në pjesën e prapme të saj dhe në mes të këmbëve, ndërsa ajo vallëzonte në klubin në Malmo.

Siç ka rrëfyer më tej, ajo e goditi atë, por pastaj ai nisi ta sulmonte, duke e goditur në fytyrë me një grusht dhe duke e goditur atë mbi kokë me një shishe qelqi.

Kështu ajo ka shpërndarë fotografitë që tregojnë lëndimet e pësuara pas sulmit në klubin e natës Babel të shtunën në mbrëmje.

Sophie e përshkroi incidentin që filloi me tërheqjen e çantës së saj.

“U ktheva dhe pastaj ndjeva dorën e tij në pjesën e poshtme dhe në mes të këmbëve të mia”.

Pas kësaj, ajo ka bërë të ditur se ajo dhe një shoqe u përpoqën të largoheshin nga klubi, por djali, i cili ishte në mesin e të 20-ave, i thyen shishen në anën e majtë të kokës së saj.

“Mendova se ishte lëng nga shishja [në fytyrën time], por pastaj shoqja më tha se ishte gjak që derdhej”. /Telegrafi/

Exit mobile version