Balerini nga Shqipëria, Ilir Shaqiri, prej tre muajsh ndodhet brenda shtëpisë më të famshme dhe nuk ka dyshim se është një nga lojtarët më pretendent për të fituar garën mes banorëve VIP.
Ai javë më parë ishte befasuar nga partnerja e tij, ndërsa në spektaklin e ditës së shtunë (1 janar) iu bë një tjetër surprizë nga e bija, të cilën kishte kohë pa e parë.
Gjatë takimit, në një moment ai e puthi në buzë vajzën e tij dhe ky gjest i artistit u bë viral në rrjetet sociale.
Menjëherë pas puthjes, përdoruesit e mediave sociale ‘shpërthyen’ me ofendime e kritika të shumta rreth këtij veprimi.
E bija e balerinit të njohur, Emily, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” teksa ka folur edhe për këtë.
Ajo u shpreh se nuk ka asgjë të keqe se dhe ka një milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime.
“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka katër muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, tha ajo.
Balerini duhet theksuar se jeton dhe vepron prej vitesh në Itali. /Telegrafi/