Telegrafi

Reagimi i Sarah Jessica Parker ndaj spekulimeve të vazhdueshme për martesën e saj

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Tribeca Film Festival/Guliver)

Aktorja e famshme, Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, janë të martuar për më shumë se dy dekada, por si çdo çift i njohur ata ishin viktima të spekulimeve të mediave që parashikonin divorcin e tyre.

Edhe pse shumë të famshëm injorojnë shkrime të tilla në media, Sarah ka postuar në Instagram një fotografi të postës elektronike, të cilin e ka marrë nga National Enquirer, duke kërkuar një koment për polemikat e supozuara që ajo kishte në rrugët e Londrës disa ditë përpara përvjetorit të saj të 22 të martesës. Aktorja menjëherë filloi të argumentojë pretendimet e tyre.

“Mbi një dekadë, të pavërteta të njëjta dhe të pakuptimta. Si zakonisht, disa ditë para përvjetorit tonë më 19 maj, National Enquirer investon çdo vit përpjekjen më të madhe për të shpikur dhe gërmuar kur isha me bashkëshortin tim në Londër. Gjatë kësaj kohe nuk kishte kurrfarë konflikti. Fëmijët e mi dhe unë jemi krenarë me punën që ai bën. Pas shumë mendimeve, vendosa t’ua dërgoja një letër tipike këtyre njerëzve”, ka shkruar Parker, transmeton KosovaPress.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sarah Jessica Parker

“Hej National Enquirer, pse ne nuk do të festonim 22 vjet martesë dhe 27 vjet që bëhen qëkur jemi në lidhje? Pavarësisht, maltretimit tuaj të pafund, ne po i afrohemi tri dekadave dashuri, respekt, familje dhe shtëpi. Aty gjendet edhe ‘luga juaj’ e ‘burimit të besueshëm’”, ka thënë më tej aktorja.

Miket e saj, përfshirë Gwyneth Paltrow, Linda Evangelista dhe Bridget Everett, e kanë mbështetur atë për postimin e guximshëm.

“Kjo është shkëlqyeshëm. Urime përvjetori”, ka shkruar Paltrow. “Skuadra SJ! Urime përvjetori për njërin nga çiftet e mia më të adhuruara! Jua dua”, ka komentuar Everett.