Një ushtar ukrainas u ribashkua me qenin e tij pas disa muajsh në luftë.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon qenin që kërcen dhe tund bishtin e tij me emocione ndërsa pronari i tij kalon nga dera e përparme.
Pamjet vijnë në kohën kur ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendi i tij po synonte të zhvillonte bisedime paqeje deri në fund të shkurtit dhe se diplomacia do të luante një rol të rëndësishëm në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
Në anën tjetër, Vladimir Putin gjithashtu pretendoi se ishte gati për të negociuar, por se sipas tij, “Ukraina nuk ishte e gatshme për bisedime”. /Telegrafi/
A Ukrainian soldier met by his fluffy friend 💔 They haven't seen each other for months. Such a pure joy! pic.twitter.com/3jV8iD2tRm
— UkraineWorld (@ukraine_world) December 27, 2022