Site icon Telegrafi

Reagimi prekës i Eden Hazardit kur iu tha të bëhej gati të inkuadrohej në fushë në fitoren e thellë ndaj Valladolidit

Pritja e Eden Hazard për të luajtur një ndeshje në La Liga  para tifozëve të Real Madridit ka përfunduar, pasi sulmuesi belg u fut në lojë në pjesën e dytë kundër Real Valladolidit.

Ish-ylli i Chelseat kishte pritur shumë për të bërë një paraqitje në La Liga në Bernabeu, pasi ishte paraqitur për herë të fundit në shtator, pavarësisht se ishte i disponueshëm për 18 ndeshje radhazi në ligë.

Dhe reagimi i tij për të hyrë në ndeshje të dielën ishte paksa prekës, pasi as ai nuk e besonte se po i thuhej të bëhej gati të futej në fushë për 25 minutat e fundit.

Lexo po ashtu Kroos kryqëzon Hazardin: Nuk më vije keq për të

Hazard ka luftuar për minuta që nga transferimi i tij nga Chelsea, me kohën e tij në kryeqytetin spanjoll të ndërprerë vazhdimisht nga lëndimet dhe forma e dobët.

Si rezultat, ai ka bërë vetëm 74 paraqitje për Los Blancos që nga transferimi i tij mbi 100 milionë eurosh nga Stamford Bridge, por bashkëlojtarët e tij dukeshin po aq të kënaqur sa ai.

Momenti u kap nga kamerat, dhe ai mund të shihet duke bërë gjeste dhe duke bërë me shenjë nga bankina.

Lexo po ashtu Eden Hazardin e duan në Ligue 1

Më pas ai mund të shihet duke u përgatitur për të luajtur, me një Luka Modric po aq të ekzaltuar që i tërheq tutat për ta ndihmuar të futet në fushë.

Pasi u fut më në fund në fushë, Hazard nuk humbi shumë kohë për t’u përfshirë në lojë, duke asistuar te Lucas Vasquez për të bërë rezultatin 6-0 kundër Valladolidit. /Telegrafi/

Exit mobile version