Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, si zakonisht nuk është shfaqur i shqetësuar nëse dikush nuk i ka “dalë në besë”.
Kështu i ndodhi sërish me Alvaro Moratan, lojtar i cili i premtoi atij se do të kalonte te Old Trafford, por që në fund vendosi të kalonte te Chelsea i Antonio Contes.
Të dyja klubet e Ligës Premier ndoqën Lukakun, dhe pasi United e mori, hakmarrjen Chelsea e ka parë te Morata në një operacion i cili u realizua shpejt.
“Nuk më intereson ajo që po bën Chelea. Ne kemi pasur nevojë për një sulmues”, theksoi Mourinho.
Duket se portugezi është shqetësuar pak me spekulimet për të afatin kalimtar.
United përballet me Manchester Cityn në International Champions Cup të enjten. /Telegrafi/