Conor McGregor nuk arriti të rikthehej si kampion në UFC, pasi pësoi humbje nga Khabib Nurmagomedov në meçin e zhvilluar në Las Vegas.
Ylli rus i arteve të përziera marciale arriti fitore në raundin e katërt, mirëpo gjithë vëmendjen e mori ajo që ndodhi pas meçit.
Khabib defeats McGregor with a neck crank #UFC229 https://t.co/YJKx5xcFkW
— Tailgate Sports (@_TailgateSports) October 7, 2018
Incidenti shpërtheu kur rusi i sulmoi pjesëtarët e stafit të irlandezit, derisa ekipi i Khabib e sulmoi në ‘Tetëkëndësh’ yllin irlandez.
Në ndërkohë, McGregor qëndroi i qetë për një kohë duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me atë që ndodhi.
Kurse tani e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për ta bërë një deklaratë të shkurtë.
“Do të kthehem”, ka shkruar thjesht ylli irlandez i arteve të përziera marciale.
Përmendim se gjithë ajo që ndodhi në Las Vegas ka marrë vëmendje të madhe mediatike, ndërsa rrjetet sociale janë pushtuar me fotografi dhe video nga ngjarja e madhe e UFC-së. /Telegrafi/