Pacienti i njohur vetëm si Neil ka bërë disa reagime qesharake, pasi mjekët e një spitali në Glasgow të Skocisë i dhanë qetësuar të fortë shkaku i këmbës së thyer.
Pas minutës së parë në videon e postuar më poshtë, mund të shihni atë teksa bërtet dhe lëshon zëra të çuditshëm, sapo ketamina të ketë dhënë efektet e para, transmeton Telegrafi.
“Duket se është në qetësinë dhe kënaqësinë më të madhe, po kënaqet shumë”, është një koment lidhur me rastin.
Derisa mjekët ia kthyen ashtin në vend dhe vendosën allçinë, ai vazhdonte të jetë në atë gjendje. /Telegrafi/